Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës ka kaluar marrëveshje me MCC-në me 2/3 e votave të deputetëve. Kurti ka thënë se kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë opozitë.
Ai ka falënderuar 89 deputetët, që kanë ratifikuar sot në Kuvend marrëveshjen 200 milionëshe me MCC-në.
Kurti thotë se kalimi me 2/3 i një marrëveshje të tillë tregon se ajo do të jetë në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.