Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se ndër vendimet e para që do të marrë nëse e merr drejtimin e qeverisë do të jetë rishikimi i vendimeve të Qeverisë Hoti.
Kurti thotë se shumicën dërrmuese të vendimeve që i mori kjo qeveri do t’i hedh poshtë.
“Ndër vendimet e para që do të bëjmë, për të mos thënë i pari, do të jetë që nga kjo qeveri që prej fillimit ishte jolegjitime e që pastaj edhe Kushtetuesja tha se ishte jolegale dhe jokushtetuese, do ta bëjmë një rishikim të të gjitha atyre vendimeve dhe natyrisht që shumicën dërrmuese të tyre do kthejmë prapë dhe do t’i hedhim poshtë”, tha Kurti në RTV Dukagjini, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/