image Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Gjermani: E dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune

Sociale

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Gjermani: E dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktima pas sulmit të mbrëmshëm në Hamburg të Gjermanisë, ku la disa të vdekur.

Në një postim në Twitter, Kurti tha se ndihet i trishtuar për këtë lajm dhe se e dënon këtë akt të pakuptimtë dhune.

Postimi i plotë:

“I trishtuar thellësisht nga lajmi i të shtënave masive të djeshme në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në #Hamburg që mori jetën e disa njerëzve. Ne e dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e viktimave”, shkroi ai.

Shtatë persona, përfshirë një foshnjë të palindur, u vranë nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut, sipas policisë.

Ata thanë se personi i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes dhe më vonë mori jetën e tij, teksa ende nuk dihen motivet e tij.

Ndërkohë tetë persona u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një ugandas dhe një ukrainas ishin mes të plagosurve.

/GazetaSinjali/