image Kurti shpalos plan-programin qeverisës: Prioritet pandemia, do ta rrisim edhe pagën minimale

Politikë

Kurti shpalos plan-programin qeverisës: Prioritet pandemia, do ta rrisim edhe pagën minimale

news image

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, njoftoi se sot bëhen 55 ditë nga marrja e qeverisjes. Ai ka folur për planprogramin qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.

Menaxhimi i pandemisë, sipas Kurtit, “mbetet prioritet”.

“Qeverisja e mirë po funksionon. Masat e reja kanë dhënë rezultate”, u shpreh Kurti.

Kurti ka thënë se prej qeverisjes së kaluar nuk kanë trashëguar asnjë vaksinë, madje e la fajtore atë për situatën e rëndë me pandeminë.

Kur erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë vaksinë e asnjë kontratë. Mbi 70 mijë vaksina antiCOVID kemi siguruar deri tash. Presim edhe mbi 122 mijë të tjera”, u shpreh Kurti.

Kurti ka shtuar se programi qeverisës për 4 vjetët e ardhshme, do të jetë shumë me rëndësi, pasi sipas tij, “është premtim për të ardhmen”.

“Do të ndërtojmë një shoqëri ku askush nuk mbetet mbrapa. Ne duam të ndërtojmë shoqëri të barabartë që kujdeset për më të dobëtit, prandaj kemi zhvilluar program që rrit pagën minimale. Askush nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë. Duam shoqëri që investon në arsim, që në të ardhmen të konkurrojnë në treg. Prandaj, do të investojmë në shkolla e çerdhe”, u shpreh tutje Kurti.

Ai tutje ka thënë se kanë në plan punësimin e 400 pedagogëve, psikologëve dhe do bëjnë vlerësime të jashtme të shkollave, ndërsa brenda vitit do bëhet trajnimi i 500 mësimdhënësve.

Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit. Do të investojmë në shëndetësi. Për shume kohë klinikat tona janë parë vetëm si vendtakim me mjekun për të marrë recetën dhe për të marrë trajtim diku tjetër. Me këtë program do ta rrisim inspektimin dhe monitorimin duke rekrutuar 30 inspektorë shëndetësorë. Do ta mbajmë premtimin për një mjek familjar për 2000 mijë banorë”, ka shtuar ai duke prezantuar planin qeverisës.

Ka shtuar gjithashtu se do të ketë investime në sport e drejtësi.

/Gazeta Sinjali/