image Kurti shkruan për telefonatën me Chollet: Plani evropian është pranuar si bazë e mirë për bisedime

Politikë

Kurti shkruan për telefonatën me Chollet: Plani evropian është pranuar si bazë e mirë për bisedime

news image

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Twitter për telefonatën që ka pasur mbrëmë me Këshilltarin në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai tha se në bisedën me të i ka thënë që planin e BE-së e ka pranuar si bazë të mirë për bisedime, derisa ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Mbrëmjen e kaluar me Këshilltarin Special Derek Chollet u diskutua për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe integrim në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/