image Kurti: SHBA-ja është në kontakt me Brukselin, s'kam komunikuar më me Borrellin

Politikë

Kurti: SHBA-ja është në kontakt me Brukselin, s’kam komunikuar më me Borrellin

news image

Kryeministri, Albin Kurti sot ka qëndruar në Shkup ku ka marrë pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022. Në një paraqitje për media, Kurti ka thënë se SHBA është e përkushtuar dhe e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ata janë në kontakt me Brukselin”, tha ai.

I pyetur nëse ka kontaktuar me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell pas takimit në Bruksel, Kurti ka theksuar se nuk është dëgjuar me të.

“Që prej se përfundoi takimi i fundit në kuadër të bisedimeve 8 orëshe që i kemi pasur dje, unë nuk kam komunikuar me Borrellin i cili me keqardhje e ritheksoj e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-së duke thënë le ta kemi një dakordim për targat”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

/GazetaSinjali/