Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun.
“Serbia qartazi është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të vendit, për kërcënimin e qytetarëve dhe të sigurisë në vendin tonë”, ka theksuar Kurti.
“Përpjekjet do të jenë të pasuksesshme, shteti ynë është i fortë, demokratik, i cili ka rritje ekonomike dhe shoqërore në çdo fushë e aspekt, duke qenë i rreshtuar me Bashkimin Evropian me NATON dhe SHBA-të”.