Kryeministri i Albin Kurti, nëpërmjet një postim në Twitter, ka shkruar për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Paris.
Kurti ka shkruar se nuk duhet vonuar bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Përpara samitit të sotëm në Paris, jam takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar Propozimin e Brukselit të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne nuk duhet të vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme pasi t’i trajtojmë çështjet aktuale”, ka shkruar kreu i Qeverisë.