Albin Kurti edhe zyrtarisht është mandatar për formimin e qeverisë së re.
Dekreti i presidentit Hashim Thaçi i është dërguar atij me shkrim, sepse ka refuzuar që ta marrë atë fizikisht në Presidencë, ashtu siç kishte parashikuar Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas refuzimit, Presidenca e ka përcjellë dekretin në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tani i mbeten 15 ditë afat Kurtit për t’i bërë numrat për formimin e qeverisë. Pas kësaj, kryesia e Kuvendit duhet ta thërras mbledhjen për ta thirrur seancën. /Gazeta Sinjali/