image Kurti: Qeveria koti po tejzgjatë mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së - Sinjali

Kurti: Qeveria koti po tejzgjatë mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook është shprehur se vendimet e mira të qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga vetë ai, po sfidohen nga qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të cilin ai e quan qeveria koti, edhe te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), shkruan Gazeta Sinjali.

Spas tij, Kosova tani gjendet në pozicionin e saj më të dobët ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa thotë se vendime dhe veprime të parregullta vetëm sa po e rëndojnë sitzatën duke cenuar potencialin e MPJD-së dhe të shërbimit të jashtëm të Republikës.

“Ne parashihnim auditimin e gradave diplomatike, ndërsa qeveria koti në koordinim me presidentin po shpërblen vëllezërit e ministrave me grada të amabsadorëve; përderisa ne po realizonim një proces profesional të rotacionit diplomatik, qeveria koti tejzgjatë mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së; ne ishim duke vendosur rregull përbrenda ministrisë, qeveria koti me transfere e rrokada sjell njerëz partiak e pa përvojë diplomatike në pozita të larta përbrenda MPJD-së; ne po krijonim hapësirë për diplomatët e karrierës, tash qeveria koti po kthen në shërbim konsuj të paligjshëm partiak”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare.

Më tej, ai shton se “shërbimi i jashtëm duhet të përbëhet nga diplomatë të disiplinuar dhe me përgatitje të lartë, me dije të gjerë e kulturë të thellë, të cilët punojnë për mbrojtjen dhe përparimin e interesave të vendit e jo të shndërrohet në shërbim familjar që shpenzon buxhetin shtetëror për mirëqenien personale të anëtarëve të partive dhe familjarëve të qeveritarëve. Shërbimi i jashtëm nuk është shërbim arsimor e shëndetësor për familjarët e qeveritarëve”./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Favoret e brendshme në shërbimin e jashtëm Vendimet e mira të qeverisë sonë po sfidohen nga qeveria koti edhe te…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 17. Juli 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: