image Kurti pyetet a do të shkojë për t’i takuar minatorët: Më duhet të shkojë, po më pret gazetari gjerman

Sociale

Kurti pyetet a do të shkojë për t’i takuar minatorët: Më duhet të shkojë, po më pret gazetari gjerman

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe zëvendëskryeministri, Bensik Bislimi sot në orët e pasdites kanë mbajtur konferencë për media, teksa gjatë zhvillimit të saj, njëra nga pyetjet e drejtuara për Kurtin ishte edhe rreth minatorëve të Trepçës të cilët kanë hyrë në grevë urie tash e tri ditë për shkak të pakënaqësisë për kushtet e punës.

Por, i njëjti nuk iu përgjigj pytjes se a do t’i vizitojë ata, duke ndërprerë konferencën me arsyetimin se është duke e pritur gazetari gjerman Erich Rathfelder .

Kërkesat e grevistëve janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

/GazetaSinjali/