image Kurti pritet nga guvernatori i Massachusetts, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Politikë

Kurti pritet nga guvernatori i Massachusetts, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Massachusetts, Boston, është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.

Kurti e Baker diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit ekonomik, mbrojtje e siguri.

I pari i ekzekutivit foli edhe për mundësitë për investime në Kosovë, teksa përmendi edhe Gjykatën Komerciale e cila është në themelim e sipër, ofrojnë sipas tij, mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë.

“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”.

/GazetaSinjali/