image Kurti pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad

Politikë

Kurti pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Mediat janë lejuar të marrin pamje gjatë pritjes së delegacionit francez, ndërsa pas përfundimit të takimit nuk është paraparë konferencë për media.

Gjatë paradites, Haddad është takuar edhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Vizita e tij në Kosovë po zhvillohet në kuadër të takimeve me drejtuesit institucionalë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/