Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, i cili po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas takimit, Kurti dhe Plenkoviq do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Kryeministri i Kroacisë do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën.
Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 12:05, gjatë të cilit e para e vendit do ta nderojë atë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Ndërsa me Konjufcën, Plenkoviq do të takohet në orën 12:55.
Kjo është vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./Gazeta Sinjali/