image Kurti: Presidenti Thaçi çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua

Kosovë

Deklarata/ Kurti: Presidenti Thaçi çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për presidentin Hashim Thaçi, për të cilin thotë se çdo ditë e më shumë është një politikan në vend të një figure ceremoniale.

Tutje Kurti ka thënë se Thaçi çdo ditë gjen arsye për ta sulmuar kryeministrin.

“Po sillet për çdo ditë si njëri prej liderëve të opozitarëve. Pra çdo ditë gjen arsye për të më sulmuar mua”, ka thënë Kurti në një intervistë për “The Economist”

Kurti tutje ka thënë se me me emisarin e Donald Trump, Richard Grenell ishin pajtuar për atë se duhet pasur një marrëveshje me Serbinë dhe se duhet një energji e re, por ka shtuar se kanë pasur dallime sa i përket përmbajtjes rreth marrëveshjes.

“Më akuzojnë se jam anti-amerikan, sepse në këtë pikë nuk u pajtova me Grenellin. U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme dhe që energjia e re është e nevojshme, por më pas kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes ne i patëm këto dallimet. Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/