image Kurti: Kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit të shndërrohet në aktakuzë

Kurti: Kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit të shndërrohet në aktakuzë

news image

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, lidhur me organizatën “Syri i Popullit”.

Kurti para mediave ka thënë se ka kërkuar që kallëzimi penal që kanë bërë bashkë me Glauk Konjufcën kundër Thaçit e Veselit, të shndërrohet në aktakuzë.

“Sot pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet. Unë kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit dhe në këtë mënyrë të mundësohet proces i drejt për deklarimet e rreme nën betim…Do të jem i gatshëm që sa herë të më thërrasë prokuroria të vijë për të dëshmuar lidhur me shpifjet e paskrupullta që bënë ndaj nesh”, është shprehur Kurti ndër të tjera.

Edhe Glauk Konjufca është paraqitur të japë dëshminë kundër Thaçit e Veselit. /Gazeta Sinjali/