image Kurti premton shtesë të veçantë për mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik

Shëndetësi

Kurti premton shtesë të veçantë për mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare, u bëri thirrje publike profesionistëve të mërgatës dhe atyre në Kosovë që të bëhen pjesë e sektorit publik në shëndetësi, raporton Sinjali.

Kurti kërkoi të bëhen projekte për bashkëpunim me specialistët, duke thënë se synimi i Qeverisë është që jo vetëm ta zvogëlojnë listën e pritjes, por edhe ta përmirësojnë sistemin e shëndetësisë.

Kryeministri tha se ata po përpiqen të krijojnë një sistem që i bën mjekët që nëse shkojnë jashtë vendit të avancohen, por që të kthehen përsëri në Kosovë. Megjithatë nuk e mohoi faktin se mjekët po ikin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë vetëm më sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagës.

“Profesionistët shëndetësor do të kenë trajtimin e dinjitetshëm në raport me shkollimin. Përveç pagës dhe shtesave standarde, profesionistet shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik ta kenë edhe shtesën e veçantë…Urgjenca për Ligjin e Pagave ka qenë dhe mbetet në planifikimin sa më të afërt të shtetit”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

/GazetaSinjali/