image Kurti premton investime multimilionëshe për "Trepçën"

Financa

Kurti premton investime multimilionëshe për “Trepçën”

news image

Pas vizitës të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Trepçë, në një konferencë për media kanë premtuar investime multimilionëshe, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri Kurti ka thënë se ka marrë informata se në Trepçë ka pasur prodhim të madh me nxjerrje të 20 mijë ton të xeheve.

Është lajm i mirë për Trepçën që çmimet e metaleve janë ngritur. Plumbit e zinkut të larta si rrallëherë. Mbi 3500 dollarë për ton zinku dhe 2500 dollarë për ton plumbi. Jemi të lumtur që kur ishim në qeverisje pranverën e kaluar e kemi dëshmuar edhe te udhëheqja edhe te punëtorët se jemi të interesuar për Trepçën. E kemi bërë konkretisht e materialisht. I patëm ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën.”

Tutje Kurti tutje ka premtuar se për dy vitet e ardhshme do t’i ndajnë 70 milionë euro investime për “Trepçë”.

Në dy vitet në vijim do t’i ndajmë 70 milionë euro për investime në Trepçë për vitet 2022-2023. Projekti për Fondin Sovran e ka vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik Trepçën”, ka thënë ai./GazetaSinjali/