image Kurti porosi Thaçit: Nëse do pushtet kthehu në parti dhe garo

Politikë

Politikë/ Kurti porosi Thaçit: Nëse do pushtet kthehu në parti dhe garo

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka folur sërish për presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi nuk është mësuar vetëm me kompetenca cermoniale por dëshiron pushtet.

“Ai do pushtet nuk është mësuar me kompetenca ceremoniale…Nese do pushtet ktheu në parti dhe garo”, tha Kurti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se Thaçit i nevojitet një kryeministër që në konsultim me të dakordohet për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shtoi se në Kosovë më shumë ka persona të shëruar nga koronavirusi sesa viktima, duke bërë me dije se nuk është situata për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndryshe, Kurti ka konfirmuar se nesër do të shkojë në takim te presidenti Thaçi./Gazeta Sinjali/