image Kurti përgjigjet nëse është "prishur" nga Konjufca

Kosovë

Politikë/ Kurti përgjigjet nëse është “prishur” nga Konjufca

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për zërat që ai dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca kanë prishur raportet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur nëse një gjë e tillë është e vërtetë, nëse ka një acarim të raporteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se as këto janë gënjeshtra të atyre që janë të paaftë ta kritikojnë.

“Besoni, nuk po mund ta besoj që duhet të përgjigjem në këtë pyetje, a e kuptoni, unë nuk po mund të besoj që duhet të përgjigjem në këtë pyetje. Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në këto insituata dhe shpifje. Qëllimi është të hutohen njerëzit sepse, po them edhe njëherë, janë të paaftë për të na kritikuar. Për mua ka një shkretëtirë kritike ndaj nesh dhe kjo është për të ardhur keq e mandej duhet të gënjesh kur nuk mund të kritikosh. Gënjeshtrat e tyre janë zëvendësimin për kritikën që mund të bëjnë”, tha ai./Gazeta Sinjali/