image Kurti: Përfshirja e grave në Policinë e Kosovës larg kërkesave të përfaqësimit të Ligjit për Barazi Gjinore

Politikë

Kurti: Përfshirja e grave në Policinë e Kosovës larg kërkesave të përfaqësimit të Ligjit për Barazi Gjinore

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë nuk është i mjaftueshëm përfaqësimi i grave në Policinë e Kosovës.

Kurti në konferencën ku u lansua “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës”, ka theksuar se ky projekt ka për qëllim që të eliminohen të gjitha parregullësit sa u përket të drejtave të grave në PK.

“Përfshirja e grave në sektorin e Policisë së Kosovës, tani ka krijuar një traditë dhe një realitet për vendin tonë, por është ende larg kërkesave të përfaqësimit të Ligjit për Barazi Gjinore dhe të aftësive të vajzave dhe grave të vendit tonë”.

“Janë një varg faktorësh që e vështirësojnë pjesëmarrjen e grave në këtë sektor, duke filluar nga zakonet kulturore që ende i mbajnë gratë larg uniformës”.

Ai tha se për për të angazhuar vajza dhe gra më shumë në këtë sektor duhet të punojnë të gjithë, duhet të krijojnë ambient të sigurt dhe paparashikime, me politika dhe instrumente efektive që parandalojnë dhe dënojnë çfarëdo mënyre të ballafaqimit me rastet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“Në sektorin e sigurisë domosdoshmëritë duhet të ketë me tepër gra, që siguria publike efikase dhe paqja e qëndrueshme”, shtoi kryeministri.

“Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje të Policisë është domosdoshmëri e kohës, nuk duhet vetëm përfshire formale, por duhet pjesëmarrje aktive. Përfshirja do të thotë kontribut i grave, por pjesëmarrja do të thotë se edhe ato do të fitojnë. Ato japin kontribut, andaj edhe duhet të fitojnë, nëse nuk ka zë gruaje në përgjigjen institucionale ndaj kërcënimeve të sigurisë njerëzore, edhe reagimi do të jetë gjysmakë, i pabalancuar dhe do të humbin nuancat e domosdoshme për përgjigje efikase për të shpëtuar jetën dinjitetin dhe vlerat qytetare”./GazetaSinjali/