Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe kryeministër i vendit, Albin Kurti, ditën e zgjedhjeve të brendshme në parti e ka quajtur ditë të demokracisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se më 25 shtator, procesi zgjedhor për kryetar të VV-së do të mbahet në 43 Qendra të Lëvizjes.
“Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Sinjali.
“Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka përfunduar shkrimin kreu i Vetëvendosjes.