Për vdekjen e gruas së parë sekretare e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter ai tha se “me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”.
“Do të na mungosh, zonja sekretare”, deklaroi kryeministri.