COVID-19

Të infektuar

1147

Të shëruar

874

Të vdekur

30

Kurti për Thaçin: Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na e djeg gjithë vendin tonë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u është adresuar qytetarëve përmes një videomesazhi në Facebook, ku mes tjerash ka kërkuar që deklarimet e presidentit Thaçi të merren me rezervë dhe qetësi.

Kurti ka përmendur thënien e urtë popullore: “kur dhelprës po i digjej bishti, ajo thoshte se po digjet e gjithë bota”, duke aluduar në sjellet e presidentit Thaçi, që sipas tij janë si të një lideri opozitar.

“Deklarimet e presidentit, i cili po sillet si njëri nga liderët opozitarë, merrni me rezervë dhe me qetësi. E dini atë thënien e urtë të popullit tonë, se kur dhelprës po i digjej bishti, ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na e djeg gjithë vendin tonë. Mirëpo, jo, nuk do ta lejojmë. Shteti ynë është i të gjithëve dhe secili jemi të tij. Le ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Qëndroni në shtëpi, mbani pastërstinë, rrini në distancë. Respektoni vendimet e qeverisë suaj gjithmonë në detyrë dhe dëgjoni udhëzimet e mjekëve tanë gjithnjë në shërbim”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: