image Kurti për Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Besoj në pafajësinë tyre, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Politikë

Kurti për Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Besoj në pafajësinë tyre, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar intervistën e tij të plotë dhënë për mediumin kroat ” Veçernji List”.

Kurti ka deklaruar se beson në pafajësinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve që ndodhën në Hagë.

Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale

Ai tutje ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk ka mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë duke shtuar se në vitet e 90-ta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë jo-serbë dhe se as 1% e vrasësve nuk kanë përfunduar prapa grilave.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/