Kreu i ekzekutivit e ka vlerësuar si të papërshtatshme ditën e djeshme. Albin Kurti derisa ka folur për rëndësinë e leximit, para rinisë së Prizrenit ai tha se takimi i së hënës në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje me Serbinë nuk është i përshtatshëm për t’u përmendur.
“Nëse secili prej neve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua nuk është e përshtatshme dita e djeshme, por secili prej juve e mendoni ditën e djeshme se çfarë keni bërë në 24 orë, atëherë ka gjasa që disave nuk i kujtohet se çfarë ka bërë, e ato janë orët të cilat është dashur të jenë orë të leximit”, theksoi Kurti.
Kryeministri i Kosovës këto komente i bëri në konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar në Prizren nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.