image Kurti për sulmin ndaj Hotit: Veprim i dirigjuar nga marazi i 6 tetorit

Reagim/ Kurti për sulmin ndaj Hotit: Veprim i dirigjuar nga marazi i 6 tetorit

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë sot zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, nga disa persona të cilët i thanë këtij të fundit, që mos ta largojë tarifën ndaj mallrave serbe.

Këtë sulm Kurti e quajti të dirigjuar nga marazi i ditës së zgjedhjeve, si dhe duke i uruar punë të mbarë zëvëndësit të tij, tha se pret bashëpunim nga opizita për çdo veprim.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Sinjali/