image Kurti për reciprocitetin: Ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit dhe premtimeve në zgjedhje

Kosovë

Politikë/ Kurti për reciprocitetin: Ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit dhe premtimeve në zgjedhje

news image

Kryeministri detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje ka nënshkruar vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës si dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se ky vendim ka qenë premtim i tyre gjatë fushatës zgjedhore si dhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit, përcjell Gazeta Sinjali.

“Dje, unë nënshkruajta vendimin për heqjen e plotë të tarifës 100% të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë.
Ky ishte premtimi ynë në zgjedhje; pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit dhe tani pjesë e programit qeveritar. Reciprociteti, sepse barazia!”, ka shkruajtur Kurti./GazetaSinjali/