image Albin Kurti përmend një arsye përse do të bashkëpunojë me Hashim Thaçin

Kosovë

Deklarata/ Albin Kurti përmend një arsye përse do të bashkëpunojë me Hashim Thaçin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë me presidentin Thaçi duke theksuar se kjo është më e rëndësishme sesa çështja se kush do të marrë postin pas përfundimit të mandatit presidencial.

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, deklaroi Kurti për EO.

Kujtojmë se presidenti Thaçi kishte deklaruar mbrëmë se nëse rikandidohet për president të vendit, do të fitoi qysh në raundin e parë.

“Mundësia e parë është që presidenti me u zgjedh drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe do të rikandidoj dhe jam i bindur që do të fitoj që në raundin e parë, dhe mundësia e dytë është me mbetet kjo gjendje kushtetuese dhe do të ketë një largim të presidentit apo Hashim Thaçit nga politika e Kosovës. Kështu që partitë le të vlersojnë vetë, e duan Hashim Thaçin edhe një mandat le të ndryshojnë Kushtetutën, nuk e duan le ta mbajnë, kaq” , kishte deklaruar Thaçi./Gazeta Sinjali/