Kryeministri, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”, ku edhe njëherë është shprehur kundër planit Open Balkan.
“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Jemi në rregull me këtë. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Sholc, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda. dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”.
“Dua të them për nga orientimi politika po aq edhe për nga ndjeshmëria politike nuk I besoj atij gurpi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejtë që është e mundur”.
Kurti tha se është e qartë që Serbia e kishte eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat për hyrje në BE, duke e hartuar planin për Ballkanin e Hapur.
“Kur ishte e qartë që negociatat nuk do të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetor të vit 2019, presidenti i Serbisë e kishte nisur këtë iniciativë, unë besoj, duke e eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e dimë shumë mirë që Serbia është shumë në marrëdhënie më të mira me federatën e Rusisë dhe Kinën se sa me ShBA-në”.