image Kurti për Manastirin e Deçanit: Do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime

Politikë

Kurti për Manastirin e Deçanit: Do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime

news image

Sot, gjatë konferencës për media, kryeministri Albin Kurti ka folur për Manastirin e Deçanit. Ai tha se do të angazhohen për ruajtjen e të drejtave legjitime.

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, mirëpo Kurti ka thënë se Manastirit i Deçanit siç e dimë të gjithë është pjesë e një mozaiku të pasur kulturor të Kosovës.

Ai tha se Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Kurti gjithashtu tha se liderët fetarë të Manastirit duhet të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut e marrëveshjes me popullatën lokale.

Çështja e pronësisë së tokave përreth Manastirit nuk ishte vendosur nga ndonjë gjykatë përkatëse dhe Gjykata Kushtetuese, besoj që nuk është dashur të marr vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët e tjera juridike. Manastirit i Deçanit siç e dimë të gjithë është pjesë e një mozaiku të pasur kulturor të Kosovës. Fatkeqësisht, Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit por edhe liderët fetar të Manastirit ta bëjnë pjesën e tyre duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut e marrëveshjes me popullatën lokale dhe unë besoj që një gjë e tillë që është e mundur”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/