image Kurti për Jasharajn: Ndihmomë vëlla, jepmi 100 euro - nuk bën kështu

Politikë

Kurti për Jasharajn: Ndihmomë vëlla, jepmi 100 euro – nuk bën kështu

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka goditur sërish Rrahman Jasharajn për shprehjen “vëlla”.

“Kërkesa kaq partikulare as nuk mund të maskohet e as të zbulohet me shprehje vëlla”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Ndihmon vëlla, na ndihmo dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro, nuk bën kështu”, ka thënë Kurti.

“Nuk mundesh me u sjellë me Qeverinë e Kosovës në mënyrë private”, tha ai.

Tutje vazhdoi duke thënë se “marrëveshjet private kanë ndodhur në të kaluarën”.

“Unë kam ofru pako për përballej me inflacionin dhe ajo do të realizohet”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaSinjali/