image Kurti për gazetën austriake: Po presim rezultatin përfundimtar, do të hyjmë në bisedime me partitë tjera

Politikë

Kurti për gazetën austriake: Po presim rezultatin përfundimtar, do të hyjmë në bisedime me partitë tjera

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit s’ishin të dëshiruara nga partia e tij, por është shprehur i kënaqur që LVV-ja ka dalë sërish forcë e parë politike.

Kurti ka thënë se kjo është fitorja e pestë e subjektit të tij në shtatë vitet e fundit.

“Na u imponuan zgjedhjet. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në krye. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por ende pa votat e diasporës”, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”,

Tutje, Kurti ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare do të nisin bisedimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve.

“Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë tjera. Herën e fundit kishim deputetë nga të gjitha grupet etnike në qeverinë tonë. Dhe jam i sigurt se do të mbetet kështu”, ka thënë Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/