image Kurti për dronët: Çka di unë, pyetni në Serbi – atje ka shumë veprime irracionale

Politikë

Kurti për dronët: Çka di unë, pyetni në Serbi – atje ka shumë veprime irracionale

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës.

Për këtë kreu i Qeverisë është pyetur nga një gazetar serb.

“Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi. Kështu, kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë. Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale. Ka shumë veprime irracionale atje”, është përgjigjur Kurti.

/GazetaSinjali/