image Kurti për dialogun me Serbinë: Ne jemi të gatshëm, varet kur na fton Brukseli

Politikë

Kurti për dialogun me Serbinë: Ne jemi të gatshëm, varet kur na fton Brukseli

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media ka thënë se është i gatshëm për pjesëmarrje në bisedimet me Serbinë ‘kurdo që i fton Brukseli‘.

Ai tha se janë të përkushtuar për dialog parimor për një marrëveshje që çon në njohje reciproke.

“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/