image Kurti për delegacionin e Kosovës në SHBA: Është turizëm qeveritar me para të shtetit

Politikë

Kurti për delegacionin e Kosovës në SHBA: Është turizëm qeveritar me para të shtetit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se delegacioni i Kosovës në SHBA është turizëm qeveritar me para të shtetit dhe të popullit.

Sipas tij, pala kosovare nuk ka legjitimitet e as përgatitje si dhe delegacioni i shtetit tonë, për nga numri, është shumëfish më i madh sesa ai i Serbisë.

“Pala kosovare nuk ka legjitimitet e as përgatitje. Nuk ka transparencë e as nuk dihet agjenda e formati. Ky është një turizëm qeveritar me para të shtetit dhe të popullit. Delegacioni për nga numri i pjesëmarrësve është shumëfish më i madh se ai i Serbisë. Negociatat e vërteta janë ndërmjet ShBA-së dhe Serbisë dhe delegacioni kosovar është ndërmjetësuesi, gjithsesi i panevojshëm”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë pa fituesin e zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/