Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, se gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi të pajtohet për një çështje.
Kurti e quajti gënjeshtër deklaratën e Vuçiqit që gjoja pala kosovare nuk u pajtua për disa çështje dhe veçanërisht atë të deklaratës ku palët zotohen të përmbahen nga veprimet të cilat mund të krijojnë tensione në terren.
“Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.
Kreu i ekzekutivit kosovar shtoi se nuk është e lehtë të negociosh me Serbinë, e cila, sipas tij, nuk është e gatshme që të përballet me të kaluarën.
“Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.
Ai përmendi sërish mospërjashtimin e kryetarit të komisionit qeveritar serb për personat e pagjetur, Veljko Odalloviq, duke thënë se kësisoj nuk tregohet gatishmëri për pajtim./Gazeta Sinjali/