image Kurti për deklaratat e deputetit Haxhiu rreth Trustit: Është diletantizëm i jashtëzakonshëm

Politikë

Kurti për deklaratat e deputetit Haxhiu rreth Trustit: Është diletantizëm i jashtëzakonshëm

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka folur edhe për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Kurti mes tjerash, i tha disa fjalë edhe për deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun, i cili është inicuesi i propozimit për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti.

E krejt atë se për çfarë flet e vepron deputeti Haxhiu, kryeministri Kurti e quajti “diletantizëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Nisma për mundësimin e tërheqjes së parave të Trustit nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës i cili në një prononcim të tij medial, duke komentuar deklaratën brengosëse të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka thënë përafërsisht se po të donte FMN-ja do të na jepte mjete t’i shpërndanim për qytetarët dhe nuk do t’i preknim mjetet e fundit. Ka mjete aq të mjaftueshme FMN“, ka thënë Kurti.

Kryeministri tutje shtoi “ja pra se kush po merret me financa e me makroekonomi tek ne“.

“Është diletantizëm i jashtëzakonshëm, por pasojat e të cilit nuk kemi pse i bartim ne të tjerët, veçse vetë ai person. Pra, sipas tij, fakti që një fond ekziston, shërben si argument i mjaftueshëm dhe ftesë e hapur për ta zbrazur atë fond”, tha kryeministri.

/GazetaSinjali/