image Kurti për darkën me Vuçiqin: E kam pasur për dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë e Kosovës

Politikë

Kurti për darkën me Vuçiqin: E kam pasur për dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë e Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me darkën me Miroslav Lajçak dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se i ka mbrojtur interesat e shtetit duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë dhe ligjin e Kosovës.

“Edhe mbrëmë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam përfaqësuar vullnetin e popullit, kam mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë dhe ligjin e Kosovës. Pavarësisht se a ka darka apo jo, unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj dhe me krenarinë për këtë përgjegjësi që më është besuar. E kemi theksuar tash e shumë vite që ne nuk jemi në  parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime.

“Në atë darkë nuk kemi pasur gjella të ndryshme dhe ka qenë barazia e palëve”.

Darka e mbrëmshme ishte darkë pune e organizuar nga kancelari Olaf Scholz”

/GazetaSinjali/