Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për CNN ka thënë se Kosova nuk ia ka frikën Serbisë. Ai thotë se është rritur buxhetin për ushtrinë e Kosovës dhe e kemi NATO-n brenda.
“Nuk ia kemi frikën Serbisë. E kemi rritur buxhetin për 52 % për ushtrinë e Kosovës, dhe e kemi NATO-n brenda. Serbia nuk është neutrale, por në anën e Rusisë”, ka thënë në një intervistë për gjigantin televiziv amerikan CNN.
“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN.