image Kurti: Për çfarë kompromisi po flet Von Cramon? Ky është gabim që nuk e bëj

Politikë

Kurti: Për çfarë kompromisi po flet Von Cramon? Ky është gabim që nuk e bëj

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka shtuar se kompromisi nuk është në qendër të kësaj marrëveshje.

Këto deklarime i dha Kurti, pasi u pyet rreth deklaratës së raportueses për Kosovën, në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila citohet të ketë thënë se nuk ka marrëveshje finale pa kompromis.

Ndërsa, kryeministri Kurti, tha se von Cramon, duhet të pyetet se për çfarë kompromisi e ka fjalën.

Shikoni, unë në rastin më të mirë mund t’ju përgjigjem pyetjeve që m’i bëni mua, por pyetjeve që ia bëni zonjës Cramon, besoj do të duhej t’u përgjigjej ajo. Ajo ka folë për kompromis, do të duhej të tregojë se për çfarë kompromisi e ka pasë fjalën. Pse do të duhej unë të përgjigjem për këtë gjë? Nuk e dinë krerët e shtetit këtë gjë“, tha Kurti para gazetarëve.

Kryeministri Kurti kompromisin e konsideroi pjesë periferike të marrëveshjes me Serbinë.

“Se nuk është që veç Serbia s’na njeh neve; as ne s’e njohim Serbinë. Bile ne mund ta njohim veç një Serbi që na njeh. Nuk mund ta njohim ne një Serbi që s’na njeh. Një Serbi që na njeh, e njohim edhe ne. A e kuptoni njohjen reciproke? Ky është thelbi i gjësë. Tash, kush flet për kompromis, barrën e provës për ta sqaruar atë duhet ta kenë ata“, tha Kurti.

Unë nuk them që në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asgjë tjetër përveç njohjes reciproke, por njohja reciproke është në qendër, jo kompromisi. Por nuk do të jetë kompromisi në qendër, pa u pranuar qendra, për çfarë kompromisi po flasim. Pse ne e pranojmë aq kollaj debatin për periferinë pa u etabluar qendra? Nëse e pranon debatin për periferinë pa u etabluar qendra, ti e ke vendos periferinë në qendër. Ky është gabim që unë nuk e bëj“, përfundoi Kurti.

/GazetaSinjali/