image Kurti për 7 Mars: Fëmija nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen e sa para ka por kë ka mësues

Kosovë

Deklaratë/ Kurti për 7 Mars: Fëmija nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen e sa para ka por kë ka mësues

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar sot të gjithë mësimdhënësit me rastin e ditës së 7 Marsit.

Kurti ka vlerësuar punën e mësimdhënësve në edukimin e brezave.

“Sot kujtojmë mësonjëtoren Korçës,  Pandeli Sotirin, Motrat Qiriazi dhe vëllezërit Frashëri.  Dashuria për kombin ishte e lidhur me dashurinë për dijen. Sot vlerësojmë punën e tyre, u njohim kontributin e përditshëm për edukimin e brezave. Personalisht pasioni dhe disiplina që kam për dijen më është mbledhur prej mësimdhënëses se parë dhe prej nënës sime e cila ishte edhe mësimdhënëse.”, tha Kurti në një ngjarje me rastin e 7 Marsit, ku SBASHK-u ka ndarë mirënjohje për pensionistët e arsimit.

Ai ka thënë se prioritet e ka kthimin e dinjitetit për mësimdhënësit dhe  kthimin kah shkenca e kultura.

“Fëmija në shkollë e takon shtetin, ditën e parë kur fëmija shkon në shkollë nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen e sa para ka por e rëndësishme se kë ka mësues. Shteti kujdeset të krijoi kushtet, mësuesit duhet të motivojnë  fëmijët e prindërit të kujdesen që edukimi të përcjellë fëmijët kur ata janë në shtëpi.”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/