image Kurti pas takimit me kryeministrin kroat: Mbështesim tregun e përbashkët rajonal

Politikë

Kurti pas takimit me kryeministrin kroat: Mbështesim tregun e përbashkët rajonal

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se në takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, biseduan për raportet mes dy vendeve, si dhe për marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen në të ardhmen.

“Në takimin e sotëm ndërmjet dy delegacioneve tona biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë ato. Folëm për 12 marrëveshjet që i kemi dhe për 7 marrëveshjet tjera që do të finalizohen së shpejti”, deklaroi kryeministri.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se e mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa e falënderoi Plenkoviqin edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë./GazetaSinjali/