Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikoas Dendias, ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Kosovë.
Ai ka pasur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministrja e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kryeministri Kurti është deklaruar pas kësaj vizite, duke shkruar në Twitter se ata shijuan drekën e tyre të punës dhe bisedën e tyre të përzermërt.
Ndër të tjerash, Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë më parë dhe janë të përkushtuar që të ndërtojnë lidhje edhe më të ngushta në të ardhmen.
Postimi i plotë:
“Sot mirëprita kryediplmatin grek @NikosDendias në vizitën e tij të 6-të në Kosovë. Ne e shijuam drekën tonë të punës po aq sa edhe bisedën tonë të përzemërt. Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona janë më të mira tani se kurrë më parë dhe ne të dy jemi të përkushtuar për të ndërtuar lidhje edhe më të ngushta dhe më të thella”, ka shkruar ai në Twitter.