image Kurti: Partneriteti dhe aleanca jonë me ShBA-të mund të zgjerohen e thellohen

Politikë

Kurti: Partneriteti dhe aleanca jonë me ShBA-të mund të zgjerohen e thellohen

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një status në Facebook ka folur për takimin e tij me ambasadorin e ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.

Kurti ka thënë se përvoja e Hovenier në Kosovë dhe rajon, për shkak të punëve të tij në të kaluarën, është shumë e mirë.

Na njeh shumë mirë, dhe kjo është shumë mirë, natyrisht. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është i lidhur me Kosovën në momentet e rëndësishme të historisë sonë të re: në vitet e luftës drejt çlirimit të vendit (1998-1999), dhe në ato drejt shpalljes së pavarësisë së shtetit (2007-2008)”, ka thënë ai.

Tutje Kurti ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA-në mund të zgjerohet dhe të thellohet pas emërimit të Hovenier.

Përgjatë karrierës 31 vjeçare, si diplomat i ShBA-ve ka shërbyer nga Kroacia në Greqi, nga Panamaja në Paraguaj e Peru, nga Berlini në Ankara, ndërsa ka punuar edhe për OKB-në e OSBE-në. I dëshirova mirëseardhje, i urova suksese dhe ju falënderova përzemërsisht. Diskutuam hapur, për shumë çështje; do të bashkëpunojmë ngushtë, për të gjitha temat. Partneriteti dhe aleanca jonë me ShBA-të mund të zgjerohen e thellohen”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/