image Kurti do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për referendumin serb

Politikë

Kurti do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për referendumin serb

news image

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në Presidencë ka folur shkurt para mediave.

Ai njoftoi se do ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në ora 14:00, lidhur me referendumin serb.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.

Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.

Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha ai.

/GazetaSinjali/