image Kurti para qindra simpatizantëve pa maska në Podujevë: Sot nuk kishte zgjedhje, kishte referendum

Politikë

Kurti para qindra simpatizantëve pa maska në Podujevë: Sot nuk kishte zgjedhje, kishte referendum

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë para simpatizantëve të partisë së tij pas fitores së kandidatit të LVV-së për kryetar, Shpejtim Bulliqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Para qindra simpatizantëve pa maska e pa distancë, Kurti ka thënë se sot në Podujevë nuk kishte zgjedhje, por referendum.

“I dashuri kryetari i ri i komunës së Podujevës, Shpejtim Bullqi, të dashur aktivistë të VV-së. Sonte ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj, i cili vendosi vet për numrin 12 për Vetëvendosje, për Shpejtim Bulliqi. Nuk ka fituar thjeshtë as LVV-ja, as Shpejtim Bulliqi, por keni fituar ju.”

“Ka fituar qytetari i Podujevës që vendosi për VV dhe Shpejtim Bullqin për kryetar. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.”

Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthejmë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundojë sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij, i cili u përcoll me brohoritje e fishekzjarre./Gazeta Sinjali/