Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në ditën e fundit të Samitit për Paqe të Evropës Juglindore ka thënë se paqja është punë e vështirë.
Kurti përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se nuk mjafton që vetëm të dëshirohet paqja, pasi që nuk është asnjëherë e mjaftueshme për t’u arritur.
“Paqja është punë e vështirë. Të theksosh se paqja është e dëshirueshme nuk është kurrë e mjaftueshme. Ne duhet të sakrifikojmë, të veprojmë me përgjegjësi, si dhe të flasim hapur dhe sinqerisht për atë se çka qëndron në rrugën e paqes”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se sot përfundon Samiti për Paqe të Evropës Juglindore, i cili gjatë tri ditëve është mbajtur në Tiranë me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”./Gazeta Sinjali/