image Kurti - Opozitës: A po kërkoni që unë të bëhem diktator, e të marr vendim në vend të ZRrE-së

Politikë

Kurti – Opozitës: A po kërkoni që unë të bëhem diktator, e të marr vendim në vend të ZRrE-së

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur opozitës duke u thënë se ai nuk mund të merr vendim për rritje ose jo të çmimit të energjisë elektrike.

Kjo, pasi që opozita ka kërkuar në seancën e sotme të Kuvendit pikërisht nga kryeministri që të mos ketë shtrenjtim të rrymës.

Kurti tha se nuk mund të bëhet diktator sepse këtë vendim e merr Zyra e Rregullatorit te Energjisë Elektrike.

“Të kërkosh prej meje ta marrë këtë vendim, pikërisht do të thotë që të kërkosh prej meje të bëhem diktator. Na është e vërtetë që i kemi fituar mbi 50% por shteti nuk është i barabartë me pushtetin, ZRRE-ja ka sjellë një raport e ai nuk është merre ose leje, ai i nënshtrohet diskutimit publik, ai raport do të mund të marrë komentet tuaja, ai do të marrë edhe komentet e qeverisë, edhe të grupeve parlamentare, prandaj eksiton si ZRrE, përndryshe cili është kuptimi nëse unë e marrë vendimin”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se këtë duhet ta diskutojnë bashkërisht në mënyrë që të dilet nga kriza./GazetaSinjali/