image “Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur, në çdo moment është munduar t'ia hedh topin LDK-së”

Politikë

Politikë/ “Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur, në çdo moment është munduar t’ia hedh topin LDK-së”

news image

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se ndjehet i habitur nga sjellja e LDK-së në raport me Vetëvendosjen.

Sipas tij, LDK-ja ka qenë mjaft e durueshme në raport me Vetëvendosjen.

“Jam çuditur në shumë raste se si zoti Mustafa ka duruar Vetëvendosjen deri në këtë nivel”, ka thënë Haraçija ndër të tjera në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me 29 deputetë asnjë siguri nuk mund t’i jep LDK-së se do ta zgjedhin presidentin.

“Për zgjedhjen e presidentit duhen edhe vota nga subjekte të tjera”.

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së thotë se Albin Kurti nuk ka guxim e as siguri për të drejtuar qeverinë.

“Zoti Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur dhe ai në çdo moment është munduar të ia hedh topin LDK-së”, tha Haraqija. /Gazeta Sinjali/